Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ardian Bujupi, dha një njoftim në profilin e tij zyrtar në Instagram. Artisti paralajmëroi albumin e tij më të ri, të cilin do ta titullojë “Vegeta”.
Diçka që ra në sy ishte heqja e të gjitha postimeve paraprake nga ai, duke e lënë vetëm njotimin e fundit. Në kopertinë Ardiani paraqitet i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, po ashtu edhe me disa aparatura mjekësore.
Ardiani njihet si një këngëtar që sjell gjithmonë hite. Sigurisht edhe për këtë lajm të tij, fansat e pritën me mjaft entuziazëm.