Ardian Bujupi di gjithmonë si të sjellë një tingull që bie në sy! Këtë herë, artisti vjen me “London”, një projekt që reflekton stilin e tij modern, energjinë dhe atë vibe muzikor që e bën të dallueshëm.
Me ritme që të kapin që në dëgjimin e parë, një atmosferë urbane dhe një kombinim interesant tingujsh, “London” sjell një tjetër anë të identitetit muzikor të Ardianit. Kënga ka atë ndjesinë cool, ritmike dhe plot karakter, që i përshtatet perfekt skenës moderne muzikore.
Ajo që e bën projektin të veçantë është mënyra se si Ardiani ndërthur melodinë me beat-in, duke krijuar një sound që nuk kalon pa u vënë re. Pa humbur vulën e tij artistike, ai dëshmon se di të eksperimentojë dhe të sjellë muzikë me një identitet të qartë.
Me “London”, Ardian Bujupi na sjell një tjetër projekt me stil, ritëm dhe atmosferë, duke dëshmuar se muzika e tij vazhdon të evoluojë dhe të mbajë gjithmonë një frymë fresh!