Anxhelo Koçi është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe gati të gjatë. Artisti ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Akull”, që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare.
Anxhelo ka ndejtur sërish tek baladat dhe duket se i atij i shkojnë më së miri këto të fundit. “Akull” ka disa nota melankolike ku nuk mungojnë as fjalët e dashurisë.
Një këngë që flet për thyerje zemrash e zhgënjim. Për produksionin e kësaj kënge është kujdesur vetë Anxhelo.
“Akull” është një këngë që shumë prej dëgjuesve mund të gjejnë veten. Fundja e kush nuk i ka qejf këngët e dhimbjes dhe dashurisë. Ky projekt e ka pozicionuar Anxhelon në vend të 65-të të klasifikimit të “The Top List”.