Anxhelina është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore, artistja ka publikuar tre projekte muzikore.
“Run For” titullohet prurja më e re e Anxhelinës, e cila ka debutuar menjëherë në vendin e 5-të në klasifikimin e “Top Awards”.
Ndërkohë që të gjithë komëntojnë për një ngjashmëri të zërit dhe stilit me Beyonce, Anxhelina vijon të korrë suksese me këngët, të cilat prej kohësh janë punuar dhe qëndronin në arkivën e këngëtares.
Përvec muzikës dhe tekstit, Anxhelina i ka kushtuar një rëndësi të vecantë edhe paraqitjes së saj, në të klipin e së cilës ka ardhur e zhveshur, duke nxjerrë më shumë në pah format perfekte fizike.
Ndërkohë që pozicionohet në vendin e 5-të me “Run For”, Anxhelina gjendet në klasifikim edhe me një tjetër këngë dhe është pikërisht “No Drama”, e cila për këtë javë mban vendin e 100-të.