Tre prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare bëhen bashkë për një projekt. Po flasim për Anxhela Peristerin, Besën dhe Marin, të cilët kanë ardhur me një bashkëpunim të fuqishëm.
“Rrena” mban titullin kënga e tyre që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë. Ky projekt muzikor bashkon tre zëra të ndryshëm, por që përshtaten në mënyrë harmonike, duke sjellë një hit të vërtetë.
Bashkimi i Besës dhe Anxhelës, dy këngëtare me vokal të fuqishëm dhe të njohura për interpretimet e tyre të ndjera, me stilin modern të Marinit, i jep këngës një karakter unik.
“Rrena” është një histori që shumëkush mund ta ndjejë si të vetën. Ky bashkëpunim i pozicionon artistët në vend të shtatë të listës për këtë javë.