Kjo javë solli plot hyrje të reja në klasifikimin e “The Tip List”. Por ne do të dallonim dy si më të veçantat…

Bëhet fjalë për Alis Kallaçi me “S’ta kam than” dhe Sytë me “Hate me back”. Dy projekte të veçanta, të ëmbla dhe me stil më unik nga çfarë na ndodh të shohim rëndomë në tregun tonë muzikor.

Alis Kallaçi vjen me projektin e tij të ri, pas bashkëpunimit me Arilena Arën, “Se të dua”, në vitin 2024. Ky është projekti i parë solo i Alisit në listë, ku vihet re qartë vokali i tij interesant, vibe plot gjallëri dhe freski. Ndryshe nga balada e kaluar, kjo këngë vjen plot ritëm dhe energji.

Nga ana tjetër kemi Sytë, që nuk zhgënjejnë asnjëherë me projektet e tyre. Grupi përfaqësohet më së miri me këngët e tyre të stilit “R&B” dhe “indie-pop”.

Ndoshta pika e tyre më e fortë, qëndron po ashtu dhe tek videoklipet që krijojnë. Edhe tek “Hate me back”, Sytë dallohen për një stil unik, pa shumë mund, por ëmbëlsi për sytë.