Elvana Gjata do të sjellë një nga projektet më ambicioze të karrierës së saj, një album me 33 këngë të reja, të ndara në tre pjesë. Pjesa e parë e trilogjisë titullohet “Grada”, dhe u publikua më 13 qershor, duke shënuar kështu nisjen e një kapitulli të ri muzikor.

Dhe, siç paralajmëron vetë artistja, vetëm kjo pjesë e parë përfshin materiale të njohura dhe të reja, ndërsa dy pjesët e tjera do jenë krejtësisht të freskëta për publikun. Në këtë fazë të parë, dëgjuesit përballen me një përzierje emocionesh të njohura dhe surpriza të reja.

Lista përfshin këngët: “Të dua”, “Mos harro”, “Sicko”, “I like it”, “Gocat”, “Knojna”, “Ti”, “Shenjë”, “Grada”, “Ani Ani” dhe “Lumja Toka”. Disa prej tyre janë tashmë të njohura për publikun, por të tjera debutuan pikërisht me këtë publikim të albumit.

Me këtë risi, Elana synon të thyejë kufijtë e zakonshëm të industrisë muzikore shqiptare, si dhe të riformulojë mënyrën se si një album prezantohet. Fansat tashmë janë të etur për të dëgjuar se si do të evoluojë ky rrëfim epik muzikor prej 33 këngësh që sapo ka nisur me “Grada”.