Ata janë një nga çiftet më të famshëm të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për artistët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të cilët na kanë mësuar tashmë me foto shumë romantike dhe dedikime emocionuese për njëri-tjetrin.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël.

Së fundmi kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”. Përsëri një këngë romantike që është tipik për natyrën e të dy artistëve. Kjo këngë u përqafua shumë mirë nga publiku e duket se artisti nuk ka të ndalur. Pak pas këtij projekti ai solli “Spektatore”, ku erdhi solo.

Kjo këngë e tij rezultoi mjaft e pëlqyer dhe mund të themi se është ndër më të suksesshmet, bazuar dhe në renditjen dhe rrugëtimin e saj këto 11 javë klasifikimi. E tashmë Albani do të na sjellë një tjetër perlë.

Këtë herë ai ka prodhuar një projekt mjaft të veçantë dhe unik, ndryshe nga sa na ndodh të shohim, pikërisht për partneren e tij Miriamin. Dhe nisur nga natyra dhe talenti i padiskutueshëm i Albanit, mund ta kuptojmë që tani që do të jetë një hit dhe do të rrëmbejë zemrat e të gjithë publikut. Na mbetet vetëm të presim fare pak!