Alban Skënderaj është njohur gjithmonë si një këngëtar që i qëndron besnik stilit të tij muzikor. Edhe pse kohët e fundit ka sjellë disa këngë më ndryshe, së fundmi ai po rikthehet sërish në origjinë.
‘Do i rikthehem muzikës së zemrës’, kështu u shpreh pak kohë më parë Albani dhe fansat e tij u lumturuan. Kështu ndodhi dhe artisti erdhi me disa projekte shumë të ndjera që përçuan direkt emocion tek publiku.
Përmendim këtu “Sikur ta dija”, kaq romantike dhe një këngë që u bë shumë e dashur për publikun. Madje votat e tyre e pozicionuan edhe në krye të “The Top List”.
Një tjetër projekt, ky i fundit që artisti solli, ishte “Obsesion”, kolona zanore e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj. Kjo këngë arriti të depërtojë menjëherë tek audienca, të cilët e adhuruam që me dëgjim të parë.
Mund të themi me plot gojën që ky stil i shkon kaq shumë për shtat Albanit, sa askujt tjetër. “Obsesion” qëndron në krye të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.