Në shkurtin e vitit të kaluar, ai arriti kulmin e suksesit, falë projektit muzikor “A me do”.
Alban Ramosaj ishte një ndër artistët që shkëlqeu me performancën e tij mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016”, ku ngriti të gjithë publikun në këmbë me këngën “A me do”.
Ndërkohë që la një vit të suksesshëm, këtë vit Albani është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Rreth një javë më parë, Albani publikoi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Bitchi Mesnates”, i cili duket se është shndërruar në këngën më të komentuar të javës.
Përveç komenteve pozitive, një pjesë e fansave kanë kërkuar Albanin e ëmbël me baladat e tij ndryshe nga ky projekt muzikor, në të cilin ka ardhur paksa i egër. Ndryshe nga viti i kaluar, ku shumë femra ranë në dashuri më baladën e Albanit “A me do”, nuk dihet nëse më këtë këngë ai ka fituar “urrejten” e tyre.
Ndërkohë që ky projekt muzikor ka tërhequr vëmendjen maksimale, rrjedhimisht lind pyetja nëse kjo këngë do të ketë të njëjtin sukses dhe fat si “A me do”.
Lidhur më këtë pyetje dhe shumë të tjera, Albani është rrëfyer për “Top Awards”.
TA: Cili mendoni se ka qënë reagimi i fansave për “Bitchi i Mesnates”?
Alban: Sigurisht pozitiv, fansat e kanë pëlqyer shumë dhe kam patur reagime të mira nga ata, kolegët edhe publiku i përgjithshëm.
TA: Ndërkohë që me “A me do” femrat ranë në dashuri me ty, mendoni se me këtë projekt keni marrë paksa “urrejtjen” e tyre?
Alban: Nuk e di si mund t’ju shkojë në mendje kjo pyetje.. nuk bëj muzikë për të ndjell urrejtje. Peace and love (Paqe dhe dashuri). Pastaj kënga nuk është shkruajtur për të gjithë femrat.
TA: Të krahasojne me The Weeknd, e vërtetë që frymëzohesh nga ai?
Alban: E kuptoj përse disa njerëz e bëjnë këtëe krahasim, jemi të dy në rryma të ngjashme edhe nuk iu vë faj atyre që nuk bejnë dot diferencimin.
Sa për inspirimin e kam thënë gjithmonë që inspirohem nga jeta ima, eventet që më ndodhin, njerëzit që njoh dhe mendimet që kam.
Muzikalisht “The Weeknd” është një nga të preferuarit e mi dhe sigurisht që e marrë si kompliment cdo fjali që më bëhet me referencë tek ai.
TA: Mendoni se kjo këngë do ketë të njëjtin sukses si “A me do”?
Alban: Mendoj se asgjë nuk ka trajektoren e njëjtë me dicka tjetër. Janë dy projekte krejt të ndryshme kështu që llogjikisht nuk mund të kenë të njëjtin sukses, gjithmonë duke u bazuar në konsumatorin që në këte rast është publiku shqiptar.
TA: Përflitet se këngët e tua, përgjithësisht flasin për jetën tënde personale, po kjo këngë ka lidhje me ty?
Alban: Sikurse e thashë edhe më lartë, po. Nga fakti që unë shkruaj vetë këngët e mia nënkuptohet që cdo gjë është eksperiencë personale e kanalizuar në fjalë dhe melodi.
TA: Pavarësisht se është shumë shpejt, keni plane për ndonjë projekt te ri?
Alban: Planet janë të shumta. Mendoj se është ende heret për të vulosur se cili nga këto do të jetë i rradhës.
TA: Një mesazh për fansat e tu…
Alban: Faleminderit për mbështetjen konstante që më jepni. Ky është vetëm fillimi.