Ka kaluar vetëm një  javë, por kënga e tyre tashmë është një hit me afro 2 milion klikime në Youtube. Lirikat plot ndjenjë të Albanit, gërshetuar me repin e revoltës të Elinel ia dolën të godasin zemrat e gjithë publikut, duke e bërë “Kam nevojë” një sukses të padiskutueshëm.

Siç vetë Albani na e konfirmoi, së shpejti do të vijë me një këngë krejt ndryshe, e përshtatshme për stinën e verës.

Ndërkohë, ai po shijon suksesin me dy këngë në klasifikim. “Unë dhe ti” është në vendin e 19-të, por vazhdon ende të dëgjohet nga dashamirësit e tij.