Alandy, një nga artistët e “The Top List”, ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Lancio” në Top Albania Radio. Lidhur me projektin më të fundit, Alandy u shpreh se dëshironte të sillte një muzikë me frymë më pozitive dhe energji tjetër.

Kënga për të cilën bëhet fjalë, është “MR DJ/REPLAY”, për të cilën ai u shpreh:

Gjithmonë kam qenë i lumtur, përveç disa ditëve. Edhe gjatë bërjes së këngës kam qenë i lumtur.

Ndërkohë, nëse ka patur nga ata që kanë pyetur veten se a do të sjellë Alandy muzikë shqip, artisti e ka një përgjigje edhe për ta.

Shqipja ime është ende problem, në sensin duhet ta perfeksionoj, të pasuroj fjalorin. Do filloj edhe unë të këndoj në shqip… Shqiptarët janë njerëzit më të lumtur dhe më të mirë në botë.

Gjithashtu, Alandy u spreh edhe lidhur me projektet e së ardhmes. Nga kanali në YouTube, deri te bashkëpunimi me Young Zerka-n, ai zbuloi se:

Kam hapur edhe kanalin tim në YouTube, ku do të postoj tutoriale, këngë, do tregoj si bëhet kënga, edhe shumë gjëra të tjera prapa skenës… Gjithashtu, po punojmë shumë intensivisht me Young Zerka-n. Ai do të sjellë një album, në bashkëpunim me mua në pjesën e kompozimit. Ai është shumë djalë punëtor. Kemi një kimi që duhet ta ndajmë me botën. Çdo këngë është e veçantë se është bërë me shpirt. Do të ketë bashkëpunim me artist ndërkombëtar. Albumi është internacional.

Një nga momentet më të veçanta të intervistës, ishte teksa Alandy u shpreh për ëndrrën e tij më të madhe.

Unë që i vogël kam qenë fans i Michael Jackson dhe më ka pëlqyer ideja të kem aq shumë saqë të ndihmoj të tjerët, sidomos fëmijët edhe ata që kanë vertet nevojë, familje që kanë nevojë, dhe pse jo, një ditë ndoshta më ndihmon Zoti të bëj atë gjë… Kur kam patur mundësi kam ndihmuar… Nuk pendohem kurrë, e kam bërë sepse e kam ndjerë ta bëj. Nëse ndjej diçka që nuk është në rregull tërhiqem.

Ndërkohë rikujtojmë se projekti i Alandy në bashkëpunim me Young Zerka, renditet në vend të 56-të për këtë javë, 19 vende më lart nga java e kaluar.