Siç përmendëm dhe javën e kaluar, duket se rryma hip-hop po mbizotëron masivisht në tregun tonë muzikor. E një dëshmi për këtë janë dhe hyrjet e reja të fundit të “The Top List”.
Ago është një prej tyre. Reperi i njohur ka ardhur këtë javë në listë me projektin e tij të fundit, “Mënyra jetesës”.
Vetëm një javë pas bashkëpunimit me Buta, Singi dhe Lumi B, “Se di për çka”, Ago vjen këtë herë solo. Në fakt, kjo është hera e parë që reperi vjen në “The Top List” me një projekt vetëm.
Megjithatë, edhe ky version na tërhoqi goxha dhe bie dukshëm në sy talenti i Agos. “Mënyra jetesës” pozicionohet momentalisht në vend të 70-të të listës.