Një nga artistët që ka zgjedhur të kënaqë publikun këtë sezon veror me projektet më të reja muzikore të cilat mund t’i shijojmë duke i kënduar dhe kërcyer, është edhe DJ i njohur shqiptar Adam Reeves. “Gettin’ Down” titullohet projekti më i ri muzikor i tij. Kjo këngë është një hyrje e re në klasifikim dhe është renditur në vendin e 41-të në “The Top List”.

Kënga është ideale për t’u dëgjuar kur udhëtoni me makinë, kur qëndroni nën rrezet e diellit por edhe mbrëmjeve duke pirë ndonjë gotë në shoqëri në baret e plazhit dhe jo vetëm. Ky është një projekt të cilin sapo ta dëgjoni do filloni të kërceni nën ritmet e saj.

Adam Reeves ka bashkëpunuar më parë dhe me shumë emra të dëgjuar në botën e muzikës, si kombëtarë, ashtu edhe ndërkombëtarë.

Një këngë e tillë e sjellë nga një Dj i njohur, ka kohë që i mungon klasifikimit në 100 këngët më të mira shqiptare. Duke shpresuar se ky nuk do të jetë i vetmi projekt kaq i veçantë, ne na mbetet vetëm të presim dhe të shijojmë çfarë është rezervuar për ne këtë verë.