Padyshim që Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Jo vetëm në vendin tonë, por Elvana po ngjit ditë pas dite shkallët e karrierës edhe ndërkombëtarisht. Kënga e fundit që i është bashkëngjitur “The Top List” është bashkëpunimi me Yll Limanin, i titulluar “E di”, që këtë javë renditet në vend të parë të klasifikimit.
Para kësaj, Elvana korri sukses me një tjetër këngë të sajën, “Loti”. Kjo e fundit ka kryesuar për dy javë në renditjen e listës dhe që në momentin e publikimit ka qenë pjesë e “Top 5”.
Nëse kthehemi pas në peojektet e Elvanës, do të vëmë re se këngëtarja pëlqen të këndojë me theks. Këtë e kanë vënë në dukje dhe ndjekësit e shumtë. Por a kanë të drejtë fansat kur thonë që ajo këndon vetëm si kosovare?
Na lejoni të themi që nuk kanë aspak të drejtë. Si fillim, gjuha është një dhe e njëjtë, si për shqiptarët e Kosovës, po ashtu dhe ata të Shqipërisë. Pavarësisht se quhemi dy shtete, ne kurrë nuk jemi ndarë, sepse jemi i njëjti komb. Dhe, ky koment duket plotësisht i pavendë.
Fundja si mund të përcaktohet se dikush është kosovar apo shqiptar? Ne nuk dimë që të jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, e aq më pak që të bëhen të tilla krahasime. Le të mos bëjmë, të paktën ne, të tilla ndasi lidhur me aq njëri-tjetrin, që jemi dhe aq të afërt.