A është shkëputur nga muzika? Mr. Elvis: “Sot nuk ka tekste, repi pa tekst si fëmijë i paushqyer…”
05/11/2025
I ftuar në emisionin “Top Fare” në Top Albania Radio këtë javë ka qenë Elvis Bushi, i cili njihet me emrin e artiti si Mr Elvis, një ndër reperat e parë shqiptarë. Një një intervistë ekskluzive me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdhën, artisti ka zbuluar shumë detaje nga karriera e tij muzikore ndër vite, jeta personale dhe jo vetëm kaq…
A është shkëputur Mr. Elvis nga muzika?
Unë punoj normalisht si çdo shqiptar, muzikën nuk është se e kam primare shumë. Por nëse me vjen diçka për ta paraqitur, gjej mundësinë dhe e hedh në YouTube. Nuk është se jam shkëputur totalisht, sjell materiale herë pas here fillimisht për kënaqësinë time dhe për atë pjesë që mua më ndjekin akoma.
Sipas Mr. Elvis muzikës sot i mungon teksti në krahasim me vitet kur ai bënte muzikë gjithçka ka qenë ndryshe.
Teksti, përsa i përket asaj që bëj unë në rap flas. Reptura pa tekst është njësoj si fëmija i paushqyer. Sot nuk është se ka tekste, janë pothuajse të gjitha të njëjta. Problemi është që rinia sot po edukohet me një lloj fryme që lë për të dëshiruar. Pa përjashtuar askënd, janë me tekste që i kushtohen armëve, drogës, unë jam më i forti etj…
Çfarë do t’i jepet këtij brezi? Këta i mbajnë nëpër telefona dher po ta shikosh më pas ndodhin gjëra që janë të shëmtuara.