Edhe pse ka vetëm pak muaj që është bërë e njohur për publikun, ajo është shndërruar në një nga personat më të komentuar të momentit në showbiz-in shqiptar. Ajo bëri debutimin e saj në muzikë rreth 7 muaj më parë, duke ardhur me një bashkëpunim me Endrin. Bëhet fjalë për Rinën, e cila në dhjetorin e vitit 2017-të, erdhi me një projekt muzikor, i cili i përkiste një tjetër zhanri muzikor nga ai që po e shohim së fundmi.

“1 Janari” titullohej kënga e parë e Rinës, një këngë e zhanrit “R&B”, i cili sipas këngëtares ka qënë thjesht një eksperiment. Por Rina vendosi të provonte një tjetër rrymë muzikore, pikërisht “rap”, tek i cili gjeti më shumë veten.

Rina në fakt ka bërë shkollën e muzikës dhe e kënduara e saj ka qënë klasike nëpër kisha dhe koncerte të vogla por bukuroshja tashmë ka ndërruar stil dhe është shndërruar në reperen më të preferuar të publikut shqiptar.

Kënga me të cilën Rina arriti një sukses të jashtëzakoshëm, ku bëri dhe debutimin e saj si repere, është bashkëpunimi i saj me Feron, “Ska Konkurec”, një këngë e publikuar rreth dy muaj më parë.

Falë këtij projekti muzikor, Rina nisi të krahasohej nga fansat e saj me reperen me famë botërore, Cardi B. Por a është Rina, Cardi B shqiptare?

Ndërkohë që nuk jemi ne që e vendosim këtë, një gjë është e sigurt që Rina nuk po ndalet se prodhuari muzikë, duke korrur një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar.

Vetëm një javë më parë, Rina ka ardhur me një tjetër projekt të ri muzikor, i cili menjëherë është futur në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 64-t.

Ndërkohë që po shijon famën e menjëherëshme, Rina, e cila është pjesë e shtëpisë diskografike “On Records”, edhe pse shumë e re në moshë edhe në muzikë, është një këngëtare tepër premtuese në tregun muzikor shqiptar.