Ledri Vula dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër hit veror. “T’lo” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri që ishte një prej hyrjeve të kësaj jave.

Ky është projekti i dytë i dyshes që pas “Shumë Pis”. E në fakt kjo e fundit patjetër që rezultoi një sukses, që edhe sot është një prej këngëve më të dëgjuara nëpër clube e jo vetëm.

Nga ana tjetër, “T’lo” është po ashtu një projekt shumë i pëlqyer nga fansat, që me dëgjimin e parë. Por a do ta arrijë suksesin e “Shumë pis”?

Ne ngritëm një sondazh në faqen tonë në Instagram, ku pyetëm ndjekësit për mendimin e tyre. Rezultatet ishin këto; 40% mendonin se “T’lo” do ta ripërsërisë suksesin e “Shumë pis”, ndërsa 60% mendonin se jo. Mbetet për t’u parë tashmë!