Emri i saj u bë i njohur në muzikën botërore falë projektit të saj muzikor “Bonbon”, i cili u shndërrua në një hit muzikor brenda një periudhe shumë të shkurtër. Pas këtij suksesi, Era Istrefi vijoi projektet e saj, duke bashkëpunuar me artistë të huaj, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.
Me plot gojë mund të themi që Era arriti kulmin e suksesit, duke qënë pjesë e këngës së botërorit 2018, “Live It Up”, me artistët me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo dhe një performacë të shkëlqyer në ndeshjen finale në Rusi, duke bërë kështu që zëri i shqiptarëve të dëgjohej në mbarë botën.
Por a do vazhdojë Era Istrefi t’ja dalë ndërkombëtarisht?! Në faqen zyrtare të “Top Awards” është shtruar kjo pyetje ku ndjekësit e Instagramit kanë votuar por ata kanë shtuar gjithashtu komentet e tyre.
Sipas sondazhit rreth 80% ka rënë dakord se Era Istrefi do t’ja dalë të triumfojë në skenat ndërkombëtare ndërsa vetëm 20% e tyre duket se ende nuk janë të bindur. Ndërsa lidhur me komentet, shumica e tyre shkruajnë se artistja tashmë ia ka dalë dhe se ndihen krenarë për të.
Vetëm pak javë më parë, Era ka publikuar një tjetër projekt muzikor, i dyti për këtë sezon veror. “Oh God” titullohet prurja më e re e këngëtares, e cila kësaj radhe ka ardhur në bashkëpunim me një artist xhamajkan të quajtur Konshens. Ky projekt muzikor është shoqëruar gjithashtu me një video mjaft të veçantë, ku Era shfaqet tepër sensuale.
Ky projekt muzikor është pëlqyer që në momentet e para të publikimit dhe këtë e vërteton më së miri futja e menjëherëshme e “Oh God” në “The Top List”. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo këngë për këtë javë renditet në vendin e 50-të.
Era është gjithashtu pjesë e listës edhe me dy projekte të tjera, “Prisoner” dhe “Origami”, të cilat renditet përkatësisht në vendet 29-të dhe 51-të.