Së fundmi mediat rozë janë pushtuar me lajmin se Ledri Vula pritet që së shpejti të bëhet baba. Ndërkohë që ende nuk kemi një konfirmim nga cifti më i ri i showbiz-it shqiptar, i cili po shijon disa pushime në jug të Shqipërise, le të fokusohemi pak te lidhja mes jetës personale dhe asaj profesionale të Ledri Vulës.
Zakonisht më bërjen publike të marrëdhnieve sentimetale të artistëve, duket se interesi i publikut tek muzika zbehet paksa, duke u fokusuar më tepër tek jeta e tyre private.
Por me Ledri Vulën cfarë do të ndodhë, a do të rriten kuotat tashmë që pritet të bëhet baba apo do i dedikohet familjes, duke lënë paksa pas dore muzikën?
Historia ka treguar se kur një artistë krijon familjen e tij, pëlqimet apo kuotat për atë artistë rriten, duke lënë kështu të nënkuptohet se ne shqiptarët ende e kemi të shenjtë krijimin e familjes.
Nga ana tjetër një tjetër fenomen që mund të ketë ndodhur kur artistët bëhen prindër është fakti i shkëputjes për pak kohë nga muzika por a do të ndodhë e njëjta gjë me Ledrin?
Nisur nga miqtë e tij të ngushtë, të cilët gjithashtu janë prindër, duke se muzika ende vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm tek ta, duke mos e lënë aspak pas dore. Shpresojmë shumë që Ledri të jetë një ndër ta, duke qëndruar pranë publikut me muzikën e tij të bukur.