Dritan Brama, një nga koreografët më të talentuar dhe të njohur dhe drejtues i Akademisë “Performance” është legjenda e ‘street dance’ në Shqipëri. Përveç se si koreograf, Tani është i njohur edhe si këngëtar.

Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat. Ai është gjithashtu një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Më datë 14 dhjetor 2007, Tan Brama publikon videoklipin “Sweet Candy”. Më datë 26 dhjetor 2021, ai publikon videoklipin “Like Jackson”. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gravity Albania. “Like Jackson” bëri që ai të njihej si një ndër artistët më të rinj të Top Awards.