Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Kida na lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Këngëtarja na zbuloi se kënga e re do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur kosovar, Ledri Vula. Të dy artistët kanë postuar ne rrjetet e tyre sociale foto dhe video nga xhirimet e këngës së tyre të re. Ata i kanë vendosur njëri tjetrit një epitet artistik “Tokyo dhe Jordan” dhe na kanë treguan se titulli i këngës është “TDU”.