Më në fund është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur nga Elvana Gjata dhe Ylli Limani, i cili i është bashkuar menjëherë “The Top List”. Ky projekt vjen si dy këngë të ndryshme në një të vetme. Këtë model e kemi parë dhe tek Samanta Karavella, “Mala x Cha Cha Cha”, vetëm pak javë më parë. Bashkëpunimi i Elvanës dhe Yllit mban titullin “E di x Marre”. Dhe është pikërisht kënga “E di”, ajo e cila është votuar më së shumti për të qenë pjesë e klasifikimit.
Mesa duket dyshja nuk gaboi aspak në vendimin për të bashkuar forcat, sepse projekti i tyre rezultoi të jetë shumë i pëlqyer nga publiku dhe sipas fansave, një hit i vërtetë veror. E jo më kot, “E di” është pozicionuar në vendin e pestë të klasifikimit të “The Top List”. Megjithatë, duke u nisur nga reagimet tejet pozitive kudo në rrjet, pritet që bashkëpunimi i dyshes të rritet edhe më në renditje gjatë javëve në vijim. Ndërkohë “Loti” i Elvana Gjatës qendron më lart nga këngët e tjera të saj apo të Yllit, mbetet pët t’u parë nëse “E di” do të jetë më i suksesshëm.