Young Zerka ka qënë tepër aktiv kohët e fundit në tregun muzikor shqiptar. Pas dy bashkëpunimesh të suksesshme, këngëtari ka ardhur me një projekt “solo”, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

“Yalla” mban titullin prurja më e re muzikore e Zerkës,me moledinë dhe tekstit e të cilës është kujdesur vetë artisti.

Ndërkohë që kjo këngë i është shtuar listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës shqiptare që në javën e parë të publikimit, Young Zerka ka mbetur jashtë me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë për këngën “Ting Ting”. Ky javë ka rezultuar fatale për këtë bashkëpunim, i cili ka qëndruar në klasifikim për 7 javë rresht. Pavarësisht kësaj, Zerka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pasi fansat nuk e lënë pas dore.

Kënga e tij më e re “Yalla” për këtë javë renditet në vendin 10-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.