Yll Limani, artisti që di të prekë më së miri zemrat e publikut shqiptar me tekstet e ndjera dhe baladat e mrekullueshme, gjendet në klasifikimin e “The Top List” me 8 projekte muzikore.

Ndërkohë që mbështetja nga ana fansave ka qënë shumë e madhe vazhdimisht, këtë javë ata nuk janë angazhuar shumë, duke bërë që Yll Limani të pësojë humbje në renditje me pjesën më të madhe të këngëve.

“S’ki me m’pa”, prurja më e re e artistit, ka humbur 12 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 35-të ndërsa këngët e tjera si “Pse je mo to”, “A don hala”, “Harrom”, “Vaj” dhe “A ja vlen” kanë humbur përkatësisht nga tre, tre, 8, tre, 9-të ndërsa “Nuk po kalojka” nuk ka humbur asnjë pozicion nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 52-të. E vetmja këngë e Yll Limanit që është ngjitur me 4 pozicione është “Krejt ti fala”, bashkëpunimi i tij me Majk.

Duke shpresuar që ta shohim sa më lartë Yllin këtë javë, duhet theksuar që gjithçka varet na votat e fansave.