Ajo është një ndër artistet që gjithmonë ka bërë dallimin sa i përket rëndësisë që ajo tregon në përgatitjen e videoklipeve të këngëve. Shumica e klipeve të saj kanë ardhur në formën e filmave më metrazh të shkurtër, duke e trajtuar temën e këngës deri në detaje.

“Million $” titullohet projekti më i ri muzikor i Dafina Zeqirit, i cili ka tërhequr mënjëherë vëmendjen, duke u shndërruar në një ndër këngët më të përfolura të artistes dhe shkak për të është bërë videoklipi. Klipi i kësaj kënge është padiskutim një ndër më të cuditshmit e saj, aq sa bëri lëmsh një media të tërë, të cilat aluduan se Dafina i kishte dhënë fund beqarisë. Në klipin promovues, Dafina dukej sikur do të sillte një këngë tradicionale por në fakt ishte krejtësisht ndryshe. Pavarësisht se “Million $” nis me muzikë tradicionale shqiptare dhe me Dafinën të veshur me një kostum tradicional nuseje, kënga në fakti i përket një zhanri muzikor dhe një tematike krejtësisht ndryshe.

Një tjetër video tepër e vecantë të Dafina Zeqirit është konsideruar edhe “Merri Krejt”, një prodhim muzikor në shkurtin e këtij viti. Në këtë video muzikore, këngëtarja ka sjellë një klip që të jep më shumë përshtypjen e një filmi me metrazh të shkurtër.  Videoja muzikore tregon Dafinën, e cila krijon një robot që është pikërisht vetja e saj. Pas gjithë përpjekjeve që Dafina bën që ta sjellë në jetë, ajo më në fund ja arrin qëllimit por përfundon duke u vrarë nga ky robotDetaje të tjera të videos mund t’i gjeni këtu.

 

Por duket se kohët e fundit videoklipeve po ju kushtohet një rëndësi tepër e madhe, ku shumë artistë madje zgjedhin të mos paraqiten fare në klip, për ta bërë atë akoma dhe më interesante. I tillë është një ndër hyrjet e reja të kësaj jave në “The Top List” dhe bëhet fjalë për këngën “God fell in love with a stripper” nga Nëna Parti, në klipin e të cilin shfaqen dy balerinë që performojnë, duke treguar një histori me lëvizjet e tyre.

Min3 – RHLM është një tjetër video, e cila është konsideruar mjaft e vecantë nga publiku shqiptar. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, të cilën mund ta gjeni këtu, Min3 ka shpjeguar se veshja e maskës nënkupton grabitje ( jo grabitje në kuptimin e keq të fjalës), për të më dërguar përballë një plasme magjike, ku ai të ishte sa më real përball vajzës që gjendet në klip.

Alban Ramosaj– I Nat Ma Fal është një tjetër klip mjaft i komentuar, për të cilin Albani është frymëzuar nga filmat horror dhe leximi i librave satanik i vitit 1412-të. Intervistën e Albanit rreth këtij projekti muzikor mund ta gjeni këtu.

Ndërsa rreth 4 vite më parë, koncepti i realizimit të klipeve ka qënë krejt ndryshe, kujtojmë këtu që në ceremoninë e “Top Music Awards”, Capital T fitoi cmimin “Video of the Year” për këngë “Hitman”. Ai dhuroi gjithashtu një performancë të shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të cilën mund ta gjeni këtu.