Pavarësisht se është një reper mjaft aktiv në tregun muzikor, Varrosi nuk ka qënë i pranishëm në “The Top List” por ai ka bërë një rikthim të fuqishëm. Reperi është bërë pjesë e “The Top List”, falë bashkëpunimit të tij me Dafina Zeqirin, pas shumë kohësh mungesë.

Nëse do të kthehmi pas në kohë, do të kujtojmë se Varrosi ka arritur të renditet në zonën e nxhetë të klasifikimit me bashkëpunimin e tij me Noziy, “Shut the place down”, një hit ky i padiskutueshëm për atë kohë.

Por të fokusohemi tek prurja e tij më e re muzikore me Dafinën, e cila titullohet “Ring Ring” dhe i përket rrymës RnB dhe hip-hop.

Ky bashkëpunim ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku shqiptar por duekt se një mbështetje të madhe për kët projekt muzikor, Dafina e ka marrë edhe nga shumë fansa suedezë, të cilët nuk janë kursyer me komentet pozitive pasi vetë Dafina ka zgjedhur të këndojë në gjuhën suedeze.

Mbështetja e publikut ka bërë që “Ring Ring” të futet menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e tretë, një pozicion i shkëlqyer për një hyrje të re.

Dafina nga ana tjetër vazhdon të gjendet në klasifikim edhe me tre projekte të tjera muzikore, “Bye Bye” me Tayna-n, “Lule Lule” me Lumi B dhe “La Reina”, të cilat pozicionohen përkatësisht në vendin e 9-të, 65-të dhe 92-të.