Ditën e dilë Shpat Deda ka prezantuar për publikun shqiptar albumin e tij të tretë të titulluar “Rruga”.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, artisti ka folur më shumë për këtë albumin dhe detajet që e sjellin paksa më ndryshe.

Në këtë album ka preferuar të mos përsëritem, sa i përekt temave që trajtoj, mënyrën si kompozoj apo orkestrimin e këngëve. Kam preferuar të përdor timbra më elektronik të tingujve”, shpjegon Shpati, i cili me kalimin e viteve është pjekur muzikalisht dhe di mirë cfarë kërkon në projektet e tij.

Ajo cfarë e bën të vecantë këtë album është fakti se si artisti ka përzgjedhur t’i prezantojë këngët e tij, duke skicuar ilustrime për secilën prej tyre.

Ka qënë një dëshirë e imja t’i prezantoja këngët kështu pasi më është dashur që albumin tim ta prezantoj “online” për shkak të situatës në të cilën gjendemi”, zbulon aristi

Doja që secila prej këngëve të kishte ilustrimin e saj dhe ta paraqesë në mënyrë vizuale emocionin e këngës, shton më tej.

Në intervistën e tij, Shpat Deda ka folur më tej për bashkëpunimin e tij më artisten Joss Stone, duke treguar se për të nuk ka qënë aspak e vështirë të këndonte shqip.

Albumin e artistit mund të gjeni në të gjitha platformat si edhe në website: www.shpatdeda.com