E kishit menduar ndonjëherë të shihnit një repere duke kënduar baladë?! Ja që cudirat ndodhin dhe Rina na ka surprizuar të gjithëve, duke zbuluar një tjetër talent të sajin, baladat.

Zjarr” titullohet prurja më e re e këngëtares, e cila përmes këtij projekti muzikor ka treguar që zhanri i saj muzikor nuk është më “Hip Hop”.

Që pas shkëputjes së saj nga “On Records”, Rina nuk ka kënduar më “Hip Hop”, duke lënë kështu të nënkuptohet se ajo muzikë i përket të shkuarës. Madje shumë fansat të këngëtares shprehen se kjo është Rina e vërtetë dhe se kjo lloj muzike i përshtatet më së miri.

Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që Rina të bëhet menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.