menu

Publiku “lodhet” me Tayna-n, dy hite jashtë klasifikimit në një javë


Ora: 11:28 Datë: 21/02/2020

Ajo ishte një ndër artistet që theu rekord, për faktin se të gjitha këngët e saj gjendeshin në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Po flasim për Tayna, një ndër artistet shqiptare që shumë shpejt arriti majat e klasifikimeve muzikore dhe u shndërrua në fenomenin më të përfoluar.

Ndërkohë që vazhdon koncertet e saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke dhuruar performanca të jashtëzakonshme, këngëtarja ka marrë një “goditje” të vogël nga fansat e “The Top List”. Dy prej këngëve të saj nuk kanë marrë mbështetjen e mjaftueshme dhe si pasojë “Kce” dhe “Ring Ring” kanë mbetur jashtë listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Kce” ka qëndruar për 48 javë rresht në listë ndërsa “Ring Ring” për 51 javë, duke u renditur edhe në zonën e nxehtë të klasifikimit.

Cila është arsyeja që publiku është “lodhur” me Tayna?

Në fakt publiku nuk është lodhur me reperen por fansat e cmendur të artistes po shijojnë prurjet e reja të saj, ku bashkëpunimi me Mozzik, “Edhe Ti” arriti të renditej menjëherë në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke marrë mjaft komente në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse këto dy projekte muzikore do të rikthehen sërisht në listë pasi historia e “Top Awards” ka patur disa të tilla por gjithësesi artistja vazhdon të jetë në klasifikim me 11 këngë në total, të cilat renditen mjaft mirë.

“Edhe Ti”, “Bye Bye”, Pasite”, “Aje”, “Sicko”, “Sorry”, “Doruntina”, “Columbiana”, “Shqipe”, “Caliene” dhe “Fake” renditen përkatësisht në vendet 18-të, 20-të, 24-të, 26-të, 27-të, 34-t, 38-të, 41-të, 42-të, 44-t dhe 47-të.