menu

Pas shumë ‘ecejakesh’ Vin Veli dhe Loré janë në krye


Ora: 12:50 Datë: 27/10/2019

Një bashkëpunim për të cilin është punuar thuajse dy vjet dhe duket se pritja ia ka vlejtur pasi “Tonight” ia ka dalë të shpallet kënga më bukur e javës në “The Top List”.

Pas shumë “ecejakesh”, Vin Veli dhe Loré kanë zënë kreun e klasifikimit më të përfolur të momentit, duke mposhtur cdo parashikim të mundshëm.

Që në javë e parë të hyrjes në listë, “Tonight” u pozicionua mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 20-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re muzikore. Në javën e dytë, ky bashkëpunim vazhdoi të votohej pafund, duke arritur sa më në majë të listës dhe duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Por cfarë ndodhi me dy javët e ardhshme? Epo ato nuk patën të njëjtin sukses, pasi “Tonight” humbi shumë pozicione, aq sa javën e kaluar u rendit në vendn e 76-të, një rënie drastike duhet thënë.

Kjo javë hodhi poshtë cdo parashikim të mundshëm pasi Vin Veli dhe Loré kanë lënë pas cdo hit muzikor dhe falë votave të publikut janë ngjitur me 75 pozicione nga java e kaluar, duke kryesuar listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sa i përket hyrjeve të reja, kjo java vazhdon të jetë tepër e qetë pasi vetëm dy këngë i janë shtuar “The Top List” dhe bëhet fjalë për “Sicko” të Tayna-s dhe “Andrra ner Pallma” e Semiautomatik dhe Erno.