Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një prej bashkëpunimeve që pa frikë mund të thuhet që është një nga projetet muzikore ku përfshihen më shumë repera.

“Pablo” titullohet ky projekt muzikor i cili ka vetëm 4 ditë që ka dalë në treg. Ndërkohë që ka ardhur vetëm në versionin audio, nga titulli edhe një foto e montuar, kuptohet që kjo këngë i dedikohet lordit më të madh të drogës në histori, Pablo Escobar.

Në fakt nënkuptimi i këtij titulli shkon më tej, pasi teksti i kësaj kënge i dedikohet femrave, ku në njërin prej vargjeve thuhet se femrat dëshirojnë një si Pablo, duke iu referuar kështu atyre femrave që kanë sponsora.

Ky projekt ka ardhur si një surprizë për të gjithë fansat e reperave, të cilët në një intervistë të dhënë së fundmi janë shprehur se ky projekt muzikor ka ardhur krejt spontanisht.

Edhe pse ka më pak se një javë që ka dalë në tregun muzikor, “Pablo” është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin 43-të.