Publiku u “Top Awards” ka treguar se e preferon së shumti muzikën gjermane, përmendim këtu këngët e Loredanës apo së fundmi edhe Dardan. Cuditërisht një ndër këngët më të sugjeruara të javës është pikërisht në gjuhën gjermane dhe është e sjellë nga artisti me origjinë shqiptare Dardan dhe artisti zvicerian Monet192..

“Gar kein bock” mban titullin kjo prurje muzikore e dy artistëve që ka më shumë se dy javë që është publikuar por fansat e dyshes kanë vendosur që të sjellin në vëmendje duke e bërë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që Dardan ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit, madje duke rrëmbyer edhe vendin e parë, Monet192 vjen në listë për herë të parë.

Kush është Monet192?

Monet192, emri i vërtetë i të cilit është Karim Russo është një artist zvicerian, i cili arriti të bëhej mjaft i njohur falë bashkëpunimin me Dardan, “H <3te”, i publikuar në vitin 2020, i cili arritit të klasifikohej në vendin e parë në të gjitha vendet ku flitet gjermanisht. Pavarësisht se është zvicerian, rrënjët e tij familjare janë nga Maqedonia dhe Tunizia. Fillimet e tij në muzikë kanë qënë që prej vitit 2017-të, në moshën 19-vjecare, kur edhe publikoi këngën e tij të parë.

Monet192 numëron disa suksese në karrierën e tij edhe pse jo shumë vjecare. Ai është vlerësuar me cmime të shumta dhe ka qënë i nominuar në MTV Europe Music Awards.