Nga një refugjatë, i cili në të shumicën e kohës nuk kishte një shtëpi për të jetuar, ai është shndërruar në një prej talenteve më të reja të muzikës në botë. Ai është Gashi, djali 28-vjeçare me origjinë nga Kosova, i cili falë talentit të tij, emri i Shqipërisë së madhe po dëgjohet kudo.

Gashi është një ndër artistët që ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike, “Roc Nation”, verën e kaluar, themeluar nga reperi me famë botërore, Jay Z.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme muzikore, Gashi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “1134”, për të cilin reperi është shprehur se është kënga më e mirë që ka bërë ndonjëherë.

I shoqëruar me një klip mjaft interesant, ku shfaqen kecat, do të vini re se kecat nuk shoqërohen nga ujku por nga Gashi. Kjo këngë, e cila ka marrë mjaft komente pozitive, është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke zënë vendin e 100.

Gashi do të jetë artisti, i cili do t’i bashkohet turunet të Big Sean, “Unfriendly Reminder” gjatë muajve të pranverës.