“Lule Lule” është një tjetër këngë e vjetër, e cila është sjellë në versionin modern nga dyshja e talentuar, Dafina Zeqiri dhe Lumi B. “Lule lule” është një ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit.

Pavarësisht se është publikuar në fillim të muajit korrik, ky projekt muzikor ka mundur të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, vetëm dy javë më parë.

Ndërkohë që javën e parë të futjes në listë kjo këngë pozicionohej në vendin e 99-të, këtë javë ajo ia ka dalë të jetë kënga që është ngjitur me më shumë pozicione, ekzaktësisht me 58 vende.

Fansat kanë shijuar këngën ritmike dhe mjaft verore të dyshes së famshme, duke e votuar pafund dhe duke bërë kështu që “Lule Lule” të arrijë një tjetër sukses këtë javë.

Dafina Zeqiri është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit, madje bashkëpunimi i saj me Tayna, “Bye Bye” është shpallur kënga më e dëgjuar dhe e votuar e javës, duke u renditur në krye të “The Top List”.