“Termet” titullohet një nga hyrjet më të reja të klasifikimit për këtë javë, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Ky projekt muzikor është sjellë nga dyshja e repërve Lluni dhe Blleki, të cilët nuk zhgënjyen fansat, duke mbajtur premtimin për bashkëpunimin që pritej prej kohësh.

Por kush është Blleki?

Pavarësisht se numëron disa projkte muzikore në karrierën e tij si edhe albume, kjo është hera e parë që Blleki është pjese e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Blleki, emri i vërtetë i të cilit është Flamur Rukovci është këngëtar i njohur, i cili jeton dhe vepron ne Gjilan. Blleki këndon muzikë rap të ashpër “underground”, ku tregon në përgjithësi jetën e shumicës së rinisë që e kalojnë në stilin “Gangsta”. Punon pa u ndalur dhe padyshim që së shpejti do të njihet edhe më shumë dhe mendohet se do të jetë e ardhmja e repit shqiptar.

Blleki së bashku me Lluni tashmë janë bërë pjesë e labelit “Pint”, krijuar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.

“Termet”, e cila është pozicionuar në vendin e 33-të për këtë javë, është punuar nga vetë Blleki dhe Lluni.

Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për artistët tuaj të preferuar klikoni në kategorinë Artistë.