Tregut muzikor duket se i janë shtuar dhe dy artistë të rinj, Sant dhe Marly, po kush janë këta dy djem?!

Santilen Mjeshtri dhe Almir Leka, të njohur në fushën e artit si Sant dhe Marly, janë dy repera të rinj jo vetëm në moshë por edhe në tregun muzikor, të cilët duken tepër premtues.

Dy djemtë dallohet për krijimin e teksteve të veçanta por edhe me një stil ndryshe të “Rap & Hip Hop”. Sant dhe Marly janë pjesë e shtëpisë diskografike “Gmaj7 Production’ nën drejtimin të producentit Gent Myftaraj.

Ata erdhën në tregun muzikor me “Dalim” e publikuar rreth 6 muaj më parë por  dyshja ka vetëm një javë që ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Ne Yo”.

Kjo këngë është një nga prurjet më të reja të “The Top List’, duke u renditur në vendin e 50-të. Hyrja në këtë kalsifikim është e rëndësishme për dy artistët e rinj, të cilët duket se janë në rrugën e duhur për të çarë në këtë treg të “ashpër” muzikor.