Marin vjen fuqishëm dhe këtë herë nuk mjaftohet me vetëm një hit! Artisti arrin të pozicionojë dy këngë të reja në “The Top List”, duke dëshmuar edhe një herë se di si të kombinojë emocionin, stilin dhe atë energjinë karakteristike që e bën të dallueshëm.
Romantik në tekstet që prekin zemrën, por ende gangsta në attitude dhe prezencë! Marin duket se ka gjetur formulën e tij të re, pak dashuri, pak rebelim dhe shumë vibe.
Me “Echoes of You”, Marin sjell një tjetër dimension të anës së tij romantike. Vetë titulli të çon drejt kujtimeve, emocioneve dhe atyre ndjesive që vazhdojnë të jehojnë edhe kur dikush nuk është më pranë.
Nga ana tjetër, “Baby” vjen me një titull që tingëllon flirtues dhe një atmosferë që premton të sjellë energji tjetër në playlistën e fansave. Dy këngë të reja, dy arsye më shumë për ta dëgjuar dhe një mesazh i qartë për fansat, Marin nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin!