E ftuar në studion e “Ndryshe” në Top Albania Radio, ka qenë reperja Gresa Sekiraqa. E pyetur se si ndihet kur sheh frytet e suksesit të saj, si përshembull të jetë me këngën e saj të re “Trenerkat” në vend të parë në Top Awards, Gresa u përgjigj:
Është shumë një ndjenjë e mirë. S’e di. Do të fluturoj ndjenj ashtu në bardhësi, ashtu ndodh, si mos të jesh, po sidomos kur të ndodh edhe për herën e parë. Ndoshta edhe ka ndodhur edhe më herët, por nuk e kam ndjerë, ndoshta kam qenë edhe në të tjera rrethana, por është një ndjenjë shumë shumë e mirë edhe më pëlqen shumë.
Kur hyn në një studio dhe realizon një këngë si “Trenerkat” apo “10/10”, ke pritshmëri të suksesit?
Patjetër. E kam thënë edhe në një intervistë. Është një lloj ndjesie që të vjen kur nis ritmi dhe ti ia nis të këndosh pa u menduar gjatë. E ndien që do të dalë diçka e bukur. Por nuk e di kurrë se kur do të ndodhë. Ke njëfarë pritshmërie, e kupton? Ndoshta nuk ke shumë dëshirë ta thuash me zë të lartë atë që mendon, sepse pastaj edhe dështimi është…
Reperes iu kërkua të vlerësonte nga 1 në 10 disa prej këngëtareve shqiptare, mes tyre Elvana Gjata dhe Xhensila Myrtezaj. Për Elvanën, Gresa zgjodhi notën 3 nga 10, ndërsa kur erdhi radha e Xhensilës, u tregua edhe më e rreptë, duke i dhënë vetëm 2 pikë nga 10.
Elona: Gresa është ulur në karrigen e The Voice dhe në skenë është Elvana Gjata dhe nota që ti i vendos është…
Gresa: 3/10.
Eni: Është në skenë Xhensila Myrtezaj.
Gresa: Oh Zot, 2.
Elona: Është në skenë Tayna.
Gresa: Kjo e zë vendin 1.
Elona: Është në skenë Ledri Vula.
Gresa: Ledri Vula, ah Ledri Vula 8.
Elona: Capital T?
Gresa: 5.
Elona: Buta?
Gresa: 7.
Eni: Noizy?
Gresa: 9/10.
Eni: Dafina?
Gresa: Do t’i jap dhe Dafinës një 8.