menu

Kush është Donjeta Morina?


Ora: 11:13 Datë: 23/10/2019

Donjeta Morina është një nga hyrjet e reja të kësaj jave në klasifikimin e “The Top List”, e cila ka ardhur në një bashkëpunim me Skerdi, një artist që është  i njohur tashmë për ndjekësit e “Top Awards”.

“Falma” titullohet bashkëpunimi i tyre i parë, i cili është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 99-të.

Po kush është Donjeta Morina?

Viti 2019-të ka sjellë një tjetër këngëtare të re në muzikë dhe bëhet fjalë për Donjeta Morina, vajza simpatike me origjina nga Malisheva.

Me një dëshirë për muzikën që në moshë të vogël, Donjeta ka bërë debutimin e saj të parë në muzikë në nëntorin e vitit të kaluar. Ka qënë pikërisht bashkëpunimi me 2Ton, “Sa Gabime”, kënga që për herë të parë e prezantoi Donjetën me publikun shqiptar.

Donjeta, e cila momentalisht është nën menaxhimin e Bini Diez, numëron disa projekte të publikuara edhe pse ka thuajse një vit që është bërë e njohur për publikun.