menu

Kush është Dardan, një nga hyrjet e reja të kësaj jave?


Ora: 17:34 Datë: 20/05/2020

Pavarësisht se është mjaft i njohur në tregun muzikor gjerman dhe që numëron plot 1 milion ndjekës në Instagram, Dardan është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë këtë javë.

“Daytona” është projekti muzikor, tërësisht në gjermanisht, i cili është pozicionuar menjëherë në vendin e 10-të. Në referenin e kësaj kënge madje është muzika e këngës së njohur, “Ajshe”, e kënduar në origjinal nga Marigona.

Po kush është Dardan?

Dardan u lind në Shtutgart në 1997-të dhe u rrit si djalë i refugjatëve shqiptarë. Në fëmijërinë e tij dhe në rini, ai jetoi së bashku me prindërit dhe vëllain e tij në një ndërtesë të lartë në Zuffenhausen.

Një djalë shumë emocional në shkollë, i cili shpesh quhej një dele e zezë dhe notat e tij ishin të mira. Në fëmijërinë e tij ai luajti futboll shumë kohë në klub dhe më vonë ai filloi të shkonte në një shkollë boksi. Pas 2 vjetësh, ai u largua për shkak se nuk kishte më dëshirë të trajnohej. Pas kësaj,  ai u përball me disa  probleme të tjera të tilla si akuzat e policisë, përjashtimet shkollore.

Vëllai i tij pëlqente shumë hip-hop, veçanërisht atë të vendeve të huaja si Britania e Madhe. Ai i sugjeroi Dardanit të merrej me rrymën “Grime”, një stil muzike me origjinë nga Anglia, e cila sot e karakterizon atë në muzikën e tij. Artistët, si Skepta, JME, Stormzy e frymëzojnë atë më shumë.

Në pranverën e vitit 2017, u bë debutimi i tij i parë muzikor “HALLO DEUTSCHRAP”. Një album individual i ndryshëm, i cili duhet të shfaqet si një mixtape me “beats” të tjera, falas në rrjet. Meqë pjesët e videos dolën më mirë se sa menduan dhe duke qënë se Dardani ka krijuar fansat e tij, të vërtetë, ai dhe menaxheri i tij vendosën të ri-regjistrojnë të gjitha këngët, duke i vendosur në një disk për t’i shitur.