menu

Kush është Art Rushiti?


Ora: 14:05 Datë: 04/02/2021

“Besoni” është një ndër këngët më të reja që i është shtuar klasifikimit të kësaj jave dhe është pikërisht artisti Art Rushiti, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar.

Sugjerimet e shumta kanë bërë që kjo këngë jo vetëm të jetë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por gjithashtu të pozicionohet mjaft mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 48-të.

Arti ka vetëm pak kohë që ka bërë deubutimin e tij në muzikë por pavarësisht kësaj, suksesi i tij ka ardhur i mënjëhershëm.

Kush është Art Rushiti?

Art Rushiti është një ndër këngëtarët më të rinj që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Përvecse të këndojë, Arti është gjithashtu një tekstshkrues mjaft i mirë.

Arti që në fëmijëri vuri në pah talentin dhe dashurinë për skenën, muzikën dhe artin në përgjithësi, duke qenë pjesë e shumë programeve shkollore me paraqitje skenike muzikore e vallëzimi modern (edhe në përfaqësim rajonal).

Që në moshë të vogël ai është marrë me shkrime, poezi, këngë, monologje e interpretime artistike. Vullneti për muzikë nuk iu shua pasi Arti vazhdimisht trajnohej nga profesionistë të kualifikuar muzikorë, gjë që ndihmoi që shpresa mbi shfaqjen e kreativitetit më tej.

Ndikimi i tij u zhvillua hovshëm kur artisti u cilësua si i vetmi shqiptar i postuar dy herë në faqen zyrtare të ikonës së muzikës Beyoncé, ku dhe kjo e fundit iu referua atij me fjalët “Ti je në zemrën time”, po ashtu Arti menaxhon “fan page” më të madhe globalisht të Beyonces gjë që bëri familjarizimin e vet artistit me Beyoncen dhe stafin e saj.

I denjë e vizionar u shpreh edhe në menaxhim të “fan page” te artsiteve me fame  botërore me mbi 2 milion ndjekësa në Instagram, duke u ndjekur në këto faqe nga Rihanna, Nicki Minaj, Offset etj. Arti influencën e këtyre burimeve të instagramit e shfrytëzoi si urë lidhëse në muzikë si solo-këngëtar.

Zëri i tij unik përshtatet plotësisht me zhanrin pop, baladë e R&B, dhe kjo më së miri mund të provohet gjatë performancave ne intervistat e tij por edhe projekteve të ardhshme profesionale.