# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Art Rushiti

Art Rushiti është një ndër këngëtarët më të rinj që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Përvecse të këndojë, Arti është gjithashtu një tekstshkrues mjaft i mirë.

Arti që në fëmijëri vuri në pah talentin dhe dashurinë për skenën, muzikën dhe artin në përgjithësi, duke qenë pjesë e shumë programeve shkollore me paraqitje skenike muzikore e vallëzimi modern (edhe në përfaqësim rajonal).

Që në moshë të vogël ai është marrë me shkrime, poezi, këngë, monologje e interpretime artistike. Vullneti për muzikë nuk iu shua pasi Arti vazhdimisht trajnohej nga profesionistë të kualifikuar muzikorë, gjë që ndihmoi që shpresa mbi shfaqjen e kreativitetit më tej.

Ndikimi i tij u zhvillua hovshëm kur artisti u cilësua si i vetmi shqiptar i postuar dy herë në faqen zyrtare të ikonës së muzikës Beyoncé, ku dhe kjo e fundit iu referua atij me fjalët “Ti je në zemrën time”, po ashtu Arti menaxhon fan faqen më të madhe globalisht të Beyonces gjë që bëri familjarizimin e vet artistit me Beyoncen dhe stafin e saj.

I denjë e vizionar u shpreh edhe në menaxhim të “fan pageve”e botërore me mbi 2 milion ndjekësa në Instagram, duke u ndjekur në këto faqe nga Rihanna, Nicki Minaj, Offset etj. Arti influencën e këtyre burimeve të instagramit e shfrytëzoi si urë lidhëse në muzikë si solo-këngëtar.

Zëri i tij unik përshtatet plotësisht me zhanrin pop, baladë e R&B, dhe kjo më së miri mund të provohet gjatë performancave ne intervistat e tij por edhe projekteve të ardhshme profesionale.

Më datë 11 Shkurt 2020, Art Rushiti publikon videoklipin “Hello”.

Më datë 10 Korrik 2020, Art Rushiti publikon videoklipin “Apet”.

NEWS

“Urime”, kënga e re e Art Rushitit bazuar në histori reale: “Nuk e mora një urim për ditëlindje, është yll botëror…”

Art Rushiti, artisti i talentuar nga Kosova, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, ku foli më shumë për përjetimet e tij në këtë ditë të rëndësishme, siç është 18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, por duke u ndalur më shumë dhe tek projekti i tij...

Për ju që së shpejti festoni ditëlindjen, Art Rushiti vjen me këngën perfekte që do t’ju nxjerrë emocionet më të thella!

Art Rushiti vjen me publikimin e tij më të ri, këngën “Urime”, një baladë emocionale që trajton një nga temat më universale dhe të dhimbshme, ndarjen dhe humbjen e dashurisë. Kënga është një rrëfim i sinqertë i ndjenjave që mbeten pezull pas një lidhjeje të përfunduar, kur distanca fizike nuk...

Nga marrëdhënia me Beyoncé deri tek komunikimi me Doja Cat, Art Rushiti zbulon gjithçka!

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë Art Rushiti, një ndër këngëtarët më të rinj që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Përvecse të këndojë, Arti është gjithashtu një tekstshkrues mjaft i mirë. Art është shkëputur prej gati dy vitesh nga tregu muzikor, por le të kthehemi pas në kohë...

Art Rushiti dhe halli i tij me gocat materialiste!

Art Rushiti ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Joanna”. Teksti i kësaj kënge flet për një vajzë të bukur por materialiste, që i do markat me emër dhe jetën e shtrenjtë. Dhe mesa duket, kjo gjë i pëlqen Artit. Me “Joanna”, Arti ka cekur pak dhe...

Kush është Art Rushiti?

“Besoni” është një ndër këngët më të reja që i është shtuar klasifikimit të kësaj jave dhe është pikërisht artisti Art Rushiti, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar. Sugjerimet e shumta kanë bërë që kjo këngë jo vetëm të jetë pjesë e 100 këngëve më të bukura...