Kjo javë ka sjellë disa artistë të rinj dhe një ndër to është Aroilda dhe projekti i saj më i fundit “E din ai” e ka bërë këngëtaren pjesë të klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë.

Kush është Aroilda?

Aroilda nuk është një emër i panjohur për publikun pasi “E din ai” është projekti i saj i tretë muzikor.

Aroilda ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël por në mënyrë profesionale ajo ka rreth dy vite, duke luajtur muzikë “live” dhe madje ka grupin e saj muzikor.

Pavarësisht se ka një talent mjaft të madh në muzikë, Aroilda ka studiuar për menaxhim biznesi dhe aktualisht është në vitin e dytë master, profili Marketing.