Muaji janar vazhdon të jetë i qetë sa i përket muzikës. Nëse do të shohim me kujdes klasifikimin e “Top Awards” do të vëmë re se nuk kemi shumë ndryshime në renditje si dhe shumë pak hyrje të reja, ekzaktësisht vetëm një.

Zona e nxehtë e klasifikimit mbetet thuajse e njëjtë sikurse edhe javën e kaluar, me një ndryshim të vogël, ku kënga e Eneda Tarifës “Nuk ia vlen” është zëvëndësuar nga bashkëpunimi i Tayna dhe Ledri, “Mori”.

Sa i përket kreut, ai është rrotulluar rreth vetes. Ndërkohë që javën e kaluar në vendin e parë pozicionohej bashkëpunimi i Florit , Ghetto Geasy dhe Brunos, “Mori”, për këtë javë është “Bakllava” e Butrint Imerit dhe Gjikos, ajo që kryeson klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sikurse e përmendëm edhe pak më lartë, vetëm një hyrje e re i është shtuar listës për këtë javë dhe bëhet fjalë për projektin e fundit të Estto, “Krejt ti fala”, i cili renditet në vendin e 100-të, duke mbyllur listën për këtë javë,

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është “Autumn Leaves” e Cricket dhe Yll Limanit, me 23 vende, duke u renditur në vendin e 47-të. Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Ashiqare” e Rinës, me 34 të tilla, duke zënë vendin e 89-të.