Viti 2020 mund të thuhet me bindje që ka qënë një vit tepër i vështirë për industrinë e muzikës.

Pavarësisht cdo vështirësie, artistët nuk u ndalën së prodhuari muzikë për publikun e tyre besnik, i cili ende vazhdon të mbështesë, duke dëgjuar muzikën e tyre por edhe duke e votuar në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po si ka qënë 2020-ta për klasifikimin e “Top Awards”, kush ka kryesuar më shumë listën, meshkujt apo femrat?

Vihet re se gjatë këtij viti, të shumta kanë qënë bashkëpunimet muzikore që kanë arritur të renditen në vendin e parë, përmendim këtu bashkëpunimin e Morena Tarakut me Stresin, “Bad Girl”, Luana Vjollca dhe Jay Santos “Loco”, Dhurata Dora dhe Azet “Fajet”, Kida dhe Mozzik “PP”, Capital T dhe Ledri Vula “DMP”, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda “Parajasa ime”.

Ndërsa nëse do të bëhet një analizë se kush kanë qënë artistët që kanë kryesuar listën, meshkujt apo femrat, vihet re se meshkujt kanë kryesuar “The Top List” më shumë sesa artistet femra gjatë këtij viti.

Theksojmë që artisti që ka qëndruar më shumë në vendin e parë gjatë këtij viti është Stresi me këngën e tij “Locos”.