Ledri Vula është një ndër personazhet publike që komentohet shumë në media. Një artist mjaft aktiv në rrjetet sociale por që pak kohë më parë një veprim i tij në Instagram habiti të gjithë publikun, duke fshirë cdo gjë të publikuar nga ai. Pas gjithë kësaj fshihej fakti se artisti po përgatitej të rikthehej fuqishëm në treg dhe këtë ia ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ledri është shpallur sërish artisti më i votuar i klasifikimit të “Top Awards” me prurjen e tij më të re muzikore “Piano Rap”. Me këtë projekt muzikor reperi i dashur i publikut shqiptar ka ardhur paksa ndryshe krahasuar me këngët e mëparëshme. Duket se artisti i ka dhënë një rëndësi të veçantë tekstit, duke sjellë një rap të pastër, gjithashtu edhe klipit, të cilin e ka sjellë në versionin 360°.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Ledri shkruan: “E veçanta e këtij projekti është se në secilën pajisje teknologjike që e shikoni, do të keni eksperiencë tjetër. Versioni për telefon, ai për kompjuter si edhe versioni për televizor, janë vetëm tre nga mundësitë e shumta për të përjetuar këtë projekt që ju mbetet ju për ta eksploruar. E për eksperiencën më të veçantë, do të ketë surpriza shumë shpejt”.

Derisa Ledri të publikojë këngët e tjera të albumit të ri, ne na mbetet të shijojmë “Piano Rap” se është një Ledër e ska tjetër, siç shprehet artisti në tekstin e kësaj kënge.