Nëse do bënim një rezume të gjërave të mira që na solli pandemia, e vetmja gjë është muzika e bukur.

Për shumë artistë koha e karantinës ka qënë një periudhë krijimi, duke sjellë mjaft projekte të bukura.

Shumë artistë të muzikës alternative janë zgjuar nga “gjumi” dhe kanë vendosur që muzikën e tyre të mos e shijojnë vetëm për veten e tyre por edhe i gjithë publiku.

Hyrjet e këngëve alternative kanë bazuar thuajse këngët komerciale në klasifikimit e “Top Awards”, duke treguar kështu se publiku ka shije jo vetëm të komerciales por edhe të muzikës alternative.

Disa prej artistëve të muzikës alternative që i janë shtuar së fundmi klasifikimit të “Top Aëards” janë ALban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo me këngën “Mono”, e cila është renditur në vendin e parë këtë javë.

Artistë të tjerë janë: Eneda Tarifa “Per ty”, Klodiana Vata “Bosh”, Redknots “Një grimcë dashuri”, Koka “Bliss”, Mimoza “Young Queen”, Redon Makashi “Me mohove”, bystandr “Nganjëhere”, Shpat Deda “Instiktivisht”, Yon “Got me All Doën”, Anxhelina “Precious”, Kleoniki “Goddess LikeMe” etj.

Sa i përket muzikës komerciale kuptohet që ajo është e preferuar nga masa dhe mbetet gjithmonë një ndër muzikat që mbizotëron industrinë muzikore.