Me zërin e talentuar të Gjergj Kaçinarin jemi njohur në sezonin e parë të “The Voice of Albania”. Djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari që prej asaj kohe nuk i është ndarë muzikës dhe sigurisht asaj të zhanrit “rock”.

Gjergji ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, me të cilin është i vendosur të futet në tregun europian. Artisti ka vendosur gjithashtu që me këtë projekt, të ndryshojë edhe mbiemrin e tij, nga Kaçinari, tashmë do të njihet si Kachinari për të qënë sa më pranë tregut të huaj.

“Sweet Cruelty” titullohet puna më e re e Kachinarit, e cila gjatë kësaj jave është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u futur mjaft egër në të.

Edhe pse në një intervistë të dhënë se fundmi në “Top Show”  këngëtari është shprehur se rroku nuk vlerësohet shumë në Shqipëri, duket se publiku shqiptar ka dëgjuar, shijuar dhe votuar punën më të re të artistit duke e futur në një prej klasifikimeve muzikore më të rëndësishme në Shqipëri.