Stresi ka goditur në shenjë me “Loco” një këngë që ka mbajtur vendin e parë për 8 javë rresht. E regjistruar në kohë rekord, ky projekt muzikor arriti të rrëmbente menjëherë zemrat e publikut, duke u shndërruar në një prej këngëve më të pëlqyera të publikut shqiptar për thuajse dy muaj rresht.

Kjo javë ka rezultuar “fatale” për “Loco” e cila ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë. Ka qënë pikërisht projekti më i ri i Alban Ramosaj, “I Nat Ma Fal”, kënga që ka zhvendosur Stresin në vendin e dytë.

Nga ana tjetër Stresi vazhdon të jetë në zonën e nxehtë të klasifikimit edhe me një tjetër këngë dhe është pikërishët “Two Shots” në bashkëpunim me MKR dhe Anxhelo Koci.

Stresi ishte thuajse shumë pranë kapjes së rekordit si artisti që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë, rekord ky që momentalisht mbahet nga Unikkatil me 9 javë në krye të listës.

Historia e klasifikimit na ka vërtetuar se vendi i dytë mund të rikthehet sërish në vendin e parë, por a do të jetë ky rasti i Stresit? Kjo sigurisht mbetet në duart e publikut shqiptar, i cili vazhdon të votojë në topwards.top-channel.tv